E Diel, 1 Nëntor 2026

BRUKSEL – Moldavia përfiton 157 milionë euro nga BE-ja për zbatim të reformave

BRUKSEL, 5 tetor /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian i dha sot Moldavisë një tjetër fond prej 157 milionë eurosh, pasi vendi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian kishte zbatuar reformat e kërkuara.

“Ritmi i reformave në Kishinev është shumë i mirë. Rruga evropiane e Moldavisë është e pakthyeshme. Në të njëjtën kohë, vazhdimi i reformave mbetet i domosdoshëm”, deklaroi sot shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, gjatë një takimi në Bruksel me kryeministrin moldav Vasile Tofan.

Moldavia aplikoi për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2022.

Fondi i miratuar sot është pjesë e një programi mbështetës të BE-së për Moldavinë, me vlerë 1,9 miliardë euro për periudhën 2025–2027.

Fondet jepen me këste, pasi vendi përmbush reformat e përcaktuara.

Sipas Komisionit Evropian, kësti i fundit u miratua pas përparimit të Moldavisë në reforma që lidhen me zhvillimin e sektorit privat, forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike, qeverisjen ekonomike, kohezionin social dhe tregun e punës, energjinë, tranzicionin e gjelbër dhe qeverisjen e mirë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›