E Hënë, 2 Nëntor 2026

BRUKSEL – NATO zgjeron misionin në krahun lindor të bllokut

BRUKSEL, 15 shtator /ATSH–DPA/ – NATO po zgjeron misionin e saj ajror “Eastern Sentry” në krahun lindor të territorit të bllokut, pas një incidenti të fundit me dronë rusë që hynë në hapësirën ajrore të Polonisë.

“Britania e Madhe njoftoi sot se do të kontribuojë me avionë luftarakë tip “Typhoon”, njoftoi shtabi i lartë i aleatëve të NATO-s në Evropë (SHAPE) në qytetin belg Mons.

Përveç tyre, SHAPE njoftoi se Italia, Spanja dhe Suedia gjithashtu kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në mision.

“Italia synon të ofrojë dy avionë ‘Eurofighter’”, bëhet e ditur sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.

Deri tani  Gjermania ka angazhuar rreth katër avionë tip “Eurofighter” për fluturime mbrojtëse të armatosura, Franca ka  ofruar tre avionë “Rafale”, Republika Çeke  ka  angazhuar tre helikopterë, dhe Danimarka,  ka premtuar dy  aeroplanë tip“F-16 “dhe një fregatë mbrojtjeje ajrore.

Britania e Madhe  nuk ka specifikuar ende numrin e avionëve që do të dërgojë. /Ad.Ab/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›