E Hënë, 2 Nëntor 2026

UKRAINË – Zelensky kërkon dorëzimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore përpara dimrit

KIEV, 15 shtator /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar dorëzimin e sistemeve të premtuara të mbrojtjes ajrore përpara sezonit dimëror.

“Të gjitha marrëveshjet mbi dorëzimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore, raketat përkatëse, si dhe kontratat e blerjes duhet të përmbushen 100%”, tha Zelensky në mesazhin e tij të mbrëmjes.

Ai iu referua premtimeve të bëra nga aleatët perëndimorë në takimet e fundit në Londër, Uashington dhe Paris, por nuk dha detaje specifike.

Zelensky përmendi, konkretisht marrëveshjet e financimit për prodhimin e dronëve dhe ushtrinë ukrainase në përgjithësi.

Ukraina është mbrojtur kundër pushtimit rus në shkallë të plotë për më shumë se tre vjet e gjysmë.

Gjatë dimirit, Ukraina i druhet sulmeve të reja ajrore ruse me raketa balistike dhe raketa kruiz – që synojnë sistemin energjetik të Ukrainës.

Për t’u mbrojtur nga këto sulme, Kievi mbështetet kryesisht në sistemet amerikane të mbrojtjes ajrore “Patriot”. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›