E Diel, 1 Nëntor 2026

BRUKSEL – PE miraton ndalimin e importit të gazit rus në 2027

BRUKSEL, 17 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Parlamenti Evropian mbështeti marrëveshjen me vendet e BE-së për një ndalim gradual të importeve të gazit dhe LNG-së nga Rusia me 500 vota pro, 120 kundër dhe 32 abstenime.

Rregullorja parashikon një ndalim të plotë të gazit natyror të lëngshëm nga fundi i vitit 2026 dhe të gazit të tubacioneve nga vjeshta e vitit 2027.

Ndalimi do të hyjë në fuqi gjashtë javë pasi rregullorja të hyjë në fuqi, me një qasje graduale për kontratat ekzistuese.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›