E Diel, 1 Nëntor 2026

BRUKSEL – Rutte: Sulmet hibride të Rusisë nuk do ta dobësojnë mbështetjen për Ukrainën

BRUKSEL, 29 shtator /ATSH-AFP/- Sulmet hibride të Rusisë ndaj vendeve anëtare të NATO-s nuk do ta dobësojnë mbështetjen e Aleancës për Ukrainën, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Deklarata e tij erdhi pasi Estonia akuzoi shërbimet sekrete ruse për një “akt sabotazhi” të kryer në gusht.

“Rusia vazhdon fushatën e saj të rrezikshme me akte armiqësore kundër anëtarëve të NATO-s”, tha Rutte në një konferencë për shtyp.

Sipas tij, Moska po përpiqet të dobësojë vendosmërinë e vendeve të Aleancës dhe t’i japë fund mbështetjes së tyre për Ukrainën.

Rutte deklaroi gjithashtu se këto përpjekje nuk kanë arritur të cenojnë unitetin e NATO-s dhe mbështetjen e saj për Ukrainën. /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›