E Diel, 1 Nëntor 2026

Ibrahimaj: Nuk ka arsye për uljen e tarifës në Rrugën e Kombit, kostot operative janë në lekë jo në euro

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha sot se forcimi i lekut ndaj euros nuk përbën arsye për uljen e tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit.

Gjatë një konference për mediet, Ibrahimaj tha se tarifa është e përcaktuar në kontratën koncesionare, ndërsa kostot operative të koncesionit janë në lekë dhe nuk varen drejtpërdrejt nga kursi i këmbimit.

“Në fakt, tarifa e një kontrate koncesionare është një tarifë e cila është e negociuar, është e fiksuar në kontratë. Përgjithësisht, çmimet vendosen në bazë të kostos dhe kosto për koncesionin që flasim, kostot operative është në lekë. Shpenzimet janë në lekë dhe nuk janë në euro, nuk lidhen me shpenzimet, nuk lidhen me importe që mund të kryejë koncesionari në këtë moment të caktuar dhe unë nuk shoh arsye që të ketë një ndryshim të tarifës, pasi nuk përbën sens logjik ekonomik.

“Pra, nëse do ishim në një moment ku koncesionari ishte duke importuar, duke investuar në ndërtim dhe do të kishim një vlerësim të euros dhe do të kishim një ulje të kostove për shkak të vlerësimit të euros, atëherë do të bënte sens logjika juaj. Në momentin shpenzimet operative janë në lekë, nuk bën sens, pra logjika e një negocimi të një çmimi nuk bën sens në zbritje sigurisht”, tha ajo.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›