E Enjte, 5 Nëntor 2026

BRUKSEL – Shtyhet konferenca për fillimin e negociatave të anëtarësimit Ukrainë-BE

BRUKSEL, 29 maj /ATSH-ANSA/ – Vendimi për thirrjen e konferencës ndërqeveritare e cila duhet të shënojë fillimin e negociatave me Ukrainën për anëtarësimin e saj në BE është shtyrë, ndoshta për javën e ardhshme.

Gjatë takimit të ambasadorëve të 27-të vendeve anëtare, sipas asaj që u mësua, u shfaq një konsensus në rritje dhe i gjerë midis vendeve anëtare për mundësinë për të bërë hapa përpara në marshimin e Kievit drejt Unionit, por pa arritur në një zë të përbashkët për  synimet e vendosura.

Prandaj, çështja u shty me shpresën për të arritur një marrëveshje duke kapërcyer rezistencën e përsëritur edhe sot në thelb nga një vend i vetëm, ndoshta Hungaria.

Përveç Ukrainës, sot ambasadorët e 27 vendeve të BE-së diskutuan edhe perspektivat e anëtarësimit të Moldavisë, por pa arritur megjithatë asnjë vendim.

Presidenca belge e radhës e BE-së synon të thërrasë konferencën ndërqeveritare për pranimin e Ukrainës deri në qershor, pra përpara se stafeta e presidencës t’i kalojë Hungarisë, nga frika se Budapesti, për shkak të rezervave të tij, mund të ngadalësojë nëse nuk bllokon të gjithë procesin./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›