BRUKSEL – Stoltenberg: Putini nuk duhet të ndalojë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën

BRUKSEL, 30 shtator /ATSH/- Anëtarët e NATO-s nuk duhet të pengohen nga rritja e ndihmës ushtarake për Ukrainën nga “retorika e pamatur bërthamore ruse” e Vladimir Putinit, tha sot shefi në largim i NATO-s, Jens Stoltenberg, sipas Reuters.
Reagimi i Stoltenberg vjen pas deklaratës së Putinit javën e kaluar – i cili tha se Rusia mund të përdorte armë bërthamore nëse goditej me raketa konvencionale dhe se Moska do ta konsideronte çdo sulm ndaj saj të mbështetur nga një fuqi bërthamore si një sulm të përbashkët.
Paralajmërimi i Putinit erdhi ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj po diskutojnë nëse do ta lejojnë Ukrainën të lëshojë raketa konvencionale perëndimore në Rusi. Kievi po kërkon leje për të goditur objektivat që janë pjesë e përpjekjeve luftarake të Rusisë.
“Ajo që kemi parë është një model i retorikës dhe mesazheve të pamatura bërthamore ruse, dhe kjo përshtatet me atë model”, Stoltenberg, i cili do të pasohet të martën nga ish-kryeministri holandez, Mark Rutte pas një dekade në krye.
“Sa herë që kemi rritur mbështetjen tonë me lloje të reja armësh – tanke luftarake, zjarre me rreze të gjatë ose F-16 – rusët janë përpjekur të na pengojnë”, tha Stoltenberg në selinë e NATO-s në periferi të Brukselit.
“Ata nuk kanë pasur sukses dhe gjithashtu ky shembull i fundit nuk duhet të pengojë aleatët e NATO-s të mbështesin Ukrainën”, shtoi ai. //a.i/