BRUKSEL – Von der Leyen: Gjysma e infrastrukturës energjetike të shkatërruar në Ukrainë

BRUKSEL, 19 shtator /ATSH-ANSA/ – Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, gjysma e infrastrukturës energjetike të vendit është shkatërruar, duke eliminuar 9 GW të kapacitetit të prodhimit të energjisë.
Të dhënat dolën gjatë konferencës për shtyp me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Fatih Birol, drejtor ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, takim që u fokusua në mbështetjen për sigurinë energjetike të Ukrainës dimrin e ardhshëm.
“Këtë dimër ne synojmë të rivendosim dhe eksportojmë një total prej 4,5 GW energji në Ukrainë”, theksoi presidentja von der Leyen. /os/