E Enjte, 5 Nëntor 2026

KPK shkarkon prokurorin e Lezhës, Sabri Kastrati

TIRANË, 19 shtator/ATSH/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra Sabri Kastratin, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu relatore dhe Roland Ilia anëtar, do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe Komisioneri Publik, 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›