E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BRUKSEL – Von der Leyen dënon sulmin në tregun e Krishtlindjeve

BRUKSEL, 21 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se “mendimet e saj janë me viktimat”, pas sulmit “brutal dhe frikacak” në një treg Krishtlindjesh në qytetin gjerman të Magdeburgut, dje në mbrëmje.

“Ngushëllimet e mia shkojnë për të afërmit dhe miqtë e viktimave”, shkroi von der Leyen në X, duke falënderuar policinë dhe shërbimet e shpëtimit.

”Të paktën dy persona u vranë, duke përfshirë një fëmijë të vogël dhe 60 të tjerë u plagosën pasi një burrë futi një makinë në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg, në perëndim të Berlinit, të premten në mbrëmje”, thanë autoritetet.

Von der Leyen, një politikane konservatore gjermane, e cila drejton krahun ekzekutiv të BE-së, bëri thirrje që “akti i dhunës” të “hetohej dhe të ndëshkohej ashpër”./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›