E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOKUS – SHBA dënon sulmin rus me raketa në Kiev, që dëmtoi ndërtesën e disa misioneve diplomatike

UASHINGTON, 21 dhjetor /ATSH/ – Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin me raketa të Rusisë ndaj Kievit që vrau një civil dhe dëmtoi një ndërtesë ku priten disa misione diplomatike, duke përfshirë objektet e partnerëve tanë Shqipërisë, Argjentinës, Çekisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Portugalisë, tha në një shënim në X zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mathew Miller.

”Çdo sulm kundër diplomatëve apo objekteve diplomatike kudo është i papranueshëm”, shtoi ai.

”Ne i kujtojmë Rusisë detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar, përfshirë Konventën për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimeve Kundër Personave të Mbrojtur Ndërkombëtarisht”, përfundon Miller./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›