E Enjte, 5 Nëntor 2026

BRUKSEL – Von der Leyen do të vizitojë zonat e goditura nga përmbytjet në Poloni

BRUKSEL, 18 shtator /ATSH-DPA/- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të vizitojë nesër zonat e goditura nga përmbytjet në Poloni – me ftesë të kryeministrit polak Donald Tusk.

“Von der Leyen do të vizitojë zonën në rrezik në Wrocław për të vlerësuar situatën e krijuar nga përmbytjet dhe shirat e fundit që kanë goditur Poloninë”, tha një zëdhënëse në një konferencë për shtyp.

Polonia është një nga disa shtete anëtare të BE-së në Evropën Qendrore dhe Lindore që po përballet me pasojat e përmbytjeve historike që nga fundjava e kaluar.

Kryeministri çek Petr Fiala, kryeministri sllovak Robert Fico dhe kancelari austriak Karl Nehamer pritet të bashkohen në takim. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›