BRUKSEL – Zelensky i pranishëm personalisht në samitin e BE-së

BRUKSEL, 17 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë si i ftuar në takimin e liderëve të BE-së që do mbahet nesër në Bruksel.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, njoftoi pak orë para fillimit të takimit se Zelensky do të udhëtojë nesër për samitin e BE-së.
Temë kryesore e samitit është mënyra se si BE-ja mund të sigurojë mbështetjen financiare të nevojshme për Ukrainën në mbrojtjen kundër Rusisë për dy vitet e ardhshme.
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, mbështet idenë e përdorimit të aseteve të Bankës Qendrore Ruse, të ngrira në BE, por Belgjika ka shprehur kundërshtime për shkak të shqetësimeve ligjore.
Belgjika është e shqetësuar për ekzistencën e institucionit financiar “Euroclear”, që së fundmi ka menaxhuar rreth 185 miliardë euro të Bankës Qendrore Ruse, pjesë e madhe e totalit prej 210 miliardë eurosh të ngrira në BE./ /Ad.Ab./ a.jor.