E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Bie tregu i besimit, më të prekurit konsumatorët

Tiranë- Banka e Shqipërisë ka deklaruar se ka rënë tregu i besimit për muajt prill-qershor ka rën më 1.3 pikë krahasuar me tre muajt e parë të vitit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rënia e besimit është më e butë se më parë, por sërish ajo është ndjeshëm nën nivelin mesatar.

Përkeqësimi i treguesit të besimit për të ardhmen në ekonomi ka në të gjithë sektorët, si nga biznesi ashtu edhe nga konsumatori. Por rënia më madhe e besimit vihet re tek konsumatorët, në sektorin e shërbimeve por edhe në industri.

Vlerësim pesimist i biznesit në sektorin e industrisë lidhet, sipas Bankës së Shqipërisë, ngushtë me rënien e prodhimit në këtë sektor, si dhe me punësimin.

Ndërsa në sektorin e shërbimit, pesimizmi i bizneseve pas një periudhe lehtësie në fillim të vitit është përkqësuar sërish. Sipas biznesit, kjo situatë pesimiste lidhet me rënien e kërkesës së konsumatorëve, punësimit por edhe investimeve.

Përkeqësimi i besimit konsumator gjatë  tremujorit të dytë, sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, u vu re në të gjitha drejtimet.

Kosumatorët kanë shfaqur gjatë kesaj periudhe prirje të vogla për të kryer blerje me shuma të mëdha dhe janë treguar pesimistë dhe për kursimet, për shkak të përkeqësimit të situatës së tyre financiare.

Kjo, sipas vrojtimit, është shkaktuar nga rritja e kostos së jetesës, por edhe nga rritja e papunësisë. Megjithatë, konsumatori shprehet optimsit për të ardhmen e ekonomisë.

Ndërkohë Guvernatori i Bankës Shqipërisë, Ardian Fullanideklaroi se Banka e Shqipërisë do të bëjë të gjitha përpjekjet për tiu përgjigjur sfidës së integrimit europian.

Në ceremoninë e përfundimit të projektit të binjakëzimit të bankës qëndror me bankat kombëtare të Italisë dhe Francës, se “zhvillimet e fundit ekonomike treguan që roli i bankës qëndrore është faktor në stabilitetin makroekonomik të një vendi”.

Duke evidentuar edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit mes bankave qëndrore, guvernatori nënvizoi se bashkëpunimi i bankave kombëtare bënë të mundur që tregu financiar botëror të mos bjerë në kolaps dhe të jetë mbështetje për sistemin bankar.

Projekti i binjakëzimit të Bankës së Shqipërisë me institucionet homologet në Itali dhe Francë që zgjati për një periudhë rreth 18 muaj.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›