E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarret, Hoxha: Kontrolle në biznese për respektimin e rregullave

Depozitat e gazit, pikat e karburanteve si dhe mobileritë janë burime të rrezikshme për rënien e zjarreve gjatë kësaj periudhe, kjo për faktin se fikja e tyre në temperatura të larta është shumë e vështirë. Sipas drejtuesit të zjarrëfiksëve të Tiranës Haki Hoxha gjatë kësaj periudhë në këto biznese janë kryer kontrolle sistematike për të parë nëse ato respektojnë rregullat.
 

Hoxha shtoi se zjarrëfiksja e Tiranës gjatë periudhës së verës e organizon punën e saj sëbashku me qeverisjen vendore, ushtrinë si me rrethet fqinje duke u koordinuarpër tu bërë më efikase në luftë kundër fatkeqësive.
 

Përveç punës mjaft të mirë të zjarrëfiksëve,ato hasin në mjaft vështirësi gjatë punës së tyre. Kjo për faktin se në lagjet informale është shumë e vështire për të lëvizur automjetet e mëdha dhe kjo sjell gjithmonë vonesa. Por edhe në ato raste kur rrugët janë ato pushtohen nga tregtarët ambulantë të cilët bëhën pengesë serioze për fikjen në kohë të flakëve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›