E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Noka takim me përfaqësues të Aleat

Tiranë- Ministrit të Brendshëm Flamur Noka, iu dorëzua sot certifikata më e lartë e sigurisë, sipas standardit ISO 27001:2007, dhënë për sistemin shqiptar të personalizimit të dokumentave biometrike të identitetit.

Në një takim me drejtuesit e kompanisë Aleat, Drejtorin Ekzekutiv të kompanisë koncesionare Jean-Alain Jouan dhe Drejtorin e Fondit Shqiptaro Amerikan të ndërmarrjeve Martin Mata, z. Noka kërkoi përballimin e fluksit të pajisjes me mjete identifikimi gjatë kësaj periudhe pushimesh kur mijëra emigrante vijnë në atdhe, për tu pajisur me dokumentet e reja të identifikimit.

Nga ana e tij, drejtori ekzekutiv i kompanisë koncesionare Aleat nënvizoi bashkëpunimin e deritanishëm, si të shkëlqyer me pritshmërinë për të vijuar edhe në të ardhmen.

/IDEA/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›