E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

BSH: Depozitat bankare, 1.25 miliardë lekë në prill

Totali i depozitave në sistemin bankar shënoi nivelin 1.25 miliardë lekë në muajin prill të këtij viti, bëri të ditur Banka e Shqipërisë, citon ATSH.

Sipas BSH-së, krahasuar me muajt e mëparshëm, kursimet kanë rënë me 1.1 %, ose 14.3 miliardë lekë më pak.

Rënia është ndikuar si nga monedha e huaja ashtu dhe nga ajo vendase.

Depozitat në lekë shënuan 543 miliardë lekë, ose 5.98 miliardë lekë më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Në valutë, depozitat zbritën në 711 miliardë lekë, me një tkurrje prej 1.2 % në krahasim me muajin e mëparshëm (-8.3 miliardë lekë).

BSH bën të ditur se, në rënie ishin kryesisht depozitat në valutë të individëve, ndërsa ato të korporatave shënuan rritje. 

( Sipas ATSH )

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›