BSH: Do te kete rritje cmimesh edhe per vitin 2008
Banka e Shqiperise ngre alarmin, se ekonomia ka humbur 316 milione dollare me shume nga tregtia. Portofoli i kredise rritet me 8 miliarde leke me shume
Dorina Azo
Ekonomia shqiptare vazhdon te shenoje humbje ne shkembimet tregtare qe kryhen ne tregjet e huaja. Edhe pergjate vitit 2007, produktet qe hyjne nga jashte per konsum kane qene ne nivele me te larta se mallrat e eksportit, cka ka sjelle thellim te metejshem te deficitit tregtar. Thellimi i deficitit tregtar dhe kriza energjetike paralajmerojne rritje cmimesh edhe per vitin 2008. Alarmi vjen nga Banka e Shqiperise, e cila nenvizon se deficiti tregtar eshte thelluar ne krahasim me nje vit me pare me 316 milione dollare. Sipas analizes se sektorit, kryer nga Banka e Shqiperise, mungesa e prodhimit ne vend, duke perfshire ketu edhe faktore te tjere, si kriza energjetike, mbeten elementet kryesore te cilet do te favorizojne serish rritjen e cmimeve ne vend. Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise ne mbledhjen e radhes u kushtoi nje vemendje te vecante edhe parashikimeve te bera nga strukturat perkatese te Bankes se Shqiperise per 12 muajt ne vijim, si dhe pritshmerive te sistemit bankar ne lidhje me inflacionin, me kursin e kembimit dhe me perqindjen baze te interesi. Analiza e balances se rreziqeve, si dhe parashikimet per inflacionin ne 12 muajt ne vijim, japin sinjale per nje situate me te balancuar midis faktoreve me natyre nxitese dhe frenuese ndaj presioneve inflacioniste ne ekonomi. Por serish Banka e Shqiperise ngre alarmin, se faktoret e rrezikut jane ende te pranishem, ku edhe per vitin e ardhshem pritet rritje te cmimeve. Per kete qellim, Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise e vlereson te domosdoshem thellimin e metejshem te analizave mbi balancen e rreziqeve, me synim ankorimin e pritjeve inflacioniste rreth objektivit numerik prej 3 per qindesh. Nderkaq, Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise pasi mori ne shqyrtim zhvillimet me te fundit ekonomiko-financiare, vendosi te mbaje te pandryshuar normen baze te interesit ne nivelin 6.25 per qind. Per sa i perket ecurise se sektorit te jashtem te ekonomise, llogaria korrente ne nente muajt e pare te vitit regjistron nje deficit ne masen 10 per qind te PBB-se, krahasuar me 8 per qind ne te njejten periudhe te vitit te kaluar. Ndikimin me te madh ne thellimin e deficitit e ka dhene zgjerimi i deficitit te tregtise ne mallra. Ky deficit per nente muajt e pare te ketij viti arriti ne 26 per qind te PBB-se, nderkohe qe per te njejten periudhe te vitit 2006 ai ishte sa 22.6 per qind e PBB-se.