Nuk ndalet kredia nga biznesi
Konsumatoret dhe biznesi nuk ndalen ne marrjen e borxheve ne bankat e nivelit te dyte ne vend, edhe pse pergjate muajit nentor normat e interesit kane shenuar rritje. Analizat e Bankes se Shqiperise mbi portofolin e tregtise tregojne se, pergjate muajit nentor, bankat kane dhene 8 miliarde leke kredi me shume se muaji tetor. Ne analizen e saj, Banka e Shqiperise argumenton se kjo vjen si rezultat i kerkeses se sektorit privat te ekonomise per fonde monetare ne muajin nentor, e cila vijoi te jete e larte. Nderkaq, kreditimi ne monedhe te huaj dhe me afat te gjate maturimi dominoi procesin e huadhenies ne sistemin bankar.