BSH, Fullani: Merrni kredi, sistemi bankar i stabilizuar
TIRANE- Ndërsa bankat janë të gatshme të japin kredi për ekonominë, problem mbetet kërkesa e ulët, veçanërisht nga biznesi. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani u ka bërë apel subjekteve private dhe qytetarëve që të marrin hua, pasi sistemi bankar është i stabilizuar dhe në gjendje për të plotësuar kërkesat e tyre.
“Sektori bankar shqiptar është solid. Ai po shkon drejt një stabiliteti afatgjatë. Është i gatshëm të japë kredi, e do të thoja, siç e kam theksuar dhe gjatë kohëve të fundit, problemi kryesor është problemi i rritjes së kërkesës.” – deklaroi Fullani në një konferencë. Guvernatori konfirmoi se “Gjatë muajit të kaluar u panë përmirësime të dukshme, sidomos sa i përket kërkesës së konsumatorëve të thjeshtë.”
Investimet e ulëta që po bën sipërmarja private po kushtëzojnë, sipas Bankës së Shqipërisë edhe rritjen ekonomike të vendit, e cila edhe pse vijon të jetë pozitive, mbetet nën potencialet e saj.
Lidhur me një rikandidim të dytë në krye të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani u shpreh i gatshëm për të dhënë kontibutin e tij.
(s.g/NEWS24/Balkanweb)