E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Tiranes kryen arrestime per perdhunim kanosje dhe prostitucion

Persona të akuzuar për përdhunim, prostitucion dhe kanosje të ish-bashkëshortes, kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës gjatë 24 orëve të fundit.

Astrit Dervishi, 23 vjeç, është arrestuar nën akuzën e kryerjes së marrëdhënieve me dhunë me një të mitur 12 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur të premten në Priskë, në periferi të Tiranës.

Sipas policisë, Dervishi ka qenë i dënuar më parë për përdhunim dhe vjedhje.

Po kështu, Genti Dedja 37 vjeç, është arrestuar pas denoncimit të kryer nga ish bashkëshortja e tij, për kanosje serioze me jetë, nëpërmjet thirrjeve telefonike.

Skuadra e Antitrafikut e Policisë së Tiranës ka zbuluar një bazë të ushtrimit të prostitucionit në rrugën “Naim Frashëri”.

Në motel, është arrestuar Flutura Bullica, 37 vjeçe e akuzuar për prostitucion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›