E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Historia duhet te dale sic eshte kujtesa kombetare e domosdoshme

“Nuk është zbardhur ende e vërteta e këtij populli, por e drejta duhet të mbizotërojë. Historia duhet të dalë siç është, kujtesa kombëtare është e domosdoshme”.

Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, duke folur mbi çështjen e amendimit të ligjit për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë.

Duke shtuar se këtu nuk bëhet fjalë për të zbutur qëndrimin ndaj kolaboracionistëve.

Ndërsa duke folur për kohën e mbretërisë së Zogut, ai tha se Zogu ndërtoi një mbretëri që nuk bazohej tek lufta e klasave.

Në fund, kryeministri përmendi edhe faktin se në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit, do të nisë puna për projektin e ndërtimit të një muzeu në Spaç... (vijon)

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›