E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Treguesit e Shqiperise, me te miret ne rajon Eglantina Nasi

Shqiperia rezulton qe t'i kete treguesit e saj kryesore makro-ekonomike, me pozitivet nder vendet e tjera te rajonit. Nje fakt i tille bie ne sy gjate nje krahasimi studimor qe kane kryer mes tyre, ekspertet e Bankes se Shqiperise. Referuar kryesisht te dhenave mbi treguesin e inflacionit, papunesise por edhe rritjes reale te Prodhimit te Brendshem Bruto, ata kane arritur ne perfundimin se vendi yne paraqitet ne pjesen me te madhe te tyre, ne avantazh me fqinjet rajonale. "Te dhenat e fundit nga vendet e rajonit regjistrojne nje tkurrje te ekonomive perkatese gjate tremujorit te pare te vitit 2012", - citojne ne Raportin e Politikes Monetare, ekspertet e BSH-se. Duke detajuar se ndersa ky tregues ka qene pozitiv vetem me Turqi, +3.2%, ne vendet e tjera ai ka shenuar nivele negative dhe mes tyre, Shqiperia duket me e vleresuara, me nje tkurrje ekonomike ne nivelin prej -0.2% per 3 muajt e pare te ketij viti. Kur per te njejten periudhe, ekspertet e BSH-se citojne se ne Itali dhe Maqedoni, tkurrja e ekonomise (ose renia e PBB-se) ka rezultuar ne nivelin e njejte prej -1.4%; apo ne Kroaci dhe Serbi me -1.3%; per te arritur deri ne renien drastike te ketij treguesi ne Greqi, -6.5%. Nga ana tjeter, studimi ne fjale i Bankes se Shqiperise, ka marre ne shqyrtim edhe treguesin e inflacionit, i cili sipas te dhenave te referuara per rajonin gjate pjeses se pare te ketij viti, rezulton qe te kete qene gjithashtu me i kontrolluar ne Shqiperi, saktesisht ne nivelin e tij mesatar, prej 2.2%. Tregues ky i cili sipas tabeles statistikore qe ofron BSH-ja, rezulton te kete qene gjate se njejtes periudhe ne nivelin e tij mesatar prej 3.3% ne Itali, 5.5% ne Serbi dhe deri 8.3% ne Turqi. Ne fund, nje tregues tjeter makro-ekonomik i shqyrtuar prej eksperteve, ka qene edhe ai i papunesise, per te cilin thuhet se gjate pjeses se pare te ketij viti, Shqiperia e ka pasur ne nivelin zyrtar prej 13.3%. Ndersa ne vende te tjera te rajonit si Serbia, per shembull, ajo ka kapur shifra mjaft te larta, deri ne 25.5%. Shifer kjo, e cila duket se ia kalon edhe asaj te konstatuar per te njejten periudhe ne Greqi, saktesisht 22.6%, vend ky i zhytur prej kohesh ne nje krize te thelle financiare. Por nivel te larte papunesie, ka shenuar gjithashtu gjate pjese se pare te ketij viti, edhe Maqedonia, deri ne 31.6%. Shifra keto qe te krahasuara me nivelin zyrtar te Shqiperise, lene te kuptohet se ajo paraqitet me mire se fqinjet e rajonit edhe ne kete aspekt te ekonomise se saj. "Ne disa vende, kjo ecuri vleresohet te jete e perkohshme duke qene se reflekton, pervec efekteve te perkeqesimit te ecurise ekonomike ne vendet e BE-se, dhe ndikimin e konsiderueshem qe kushtet atmosferike dhane mbi prodhimin dhe eksportet", - argumentojne gjithsesi, ekspertet e BSH-se mbi kete situate te perkeqesuar te treguesve makro-ekonomike ne rajonin tone.

Parashikimi: 2012-ta me rritje, por rajoni mbetet i ekspozuar

"Parashikimet per vitin 2012 jane pozitive, por te rishikuara per poshte. Pasi ekspozimi i larte qe ka rajoni ndaj Eurozones, e ben ate te ndjeshem ndaj perkeqesimit te ekonomive partnere tregtare dhe problemeve financiare te kesaj zone". Ky eshte parashikimi qe ekspertet e BSH-se japin ne lidhje me zhvillimet ekonomike gjate ketij viti ne rajon. Duke saktesuar se shtrengimet fiskale ne disa vende si ne Bullgari apo Rumani, do te rendojne mbi shifrat e rritjes ekonomike. "Te dhenat e terthorta ne dy muajt e pare te vitit, mbeshtesin renien e konsumit dhe te investimeve, dhe tregues te besimit sugjerojne vazhdimesine e ketyre ritmeve", shtojne ata. Duke konkluduar se nder rreziqet qe shoqerojne inflacionin, theksohet percjellja e pritjeve per rritje te metejshme te cmimeve te naftes dhe energjise ne kostot e produkteve te tjera dhe ne pritjet inflacioniste, si dhe sjellja e treguesve fiskale ne vendet ku do te kete zgjedhje si Serbi, apo Rumani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›