E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania i bashkohet paralajmërimit të Sirisë për armët kimike

Londër- Britania e Madhe i është bashkuar paralajmërimit të Shteteve të Bashkuara kundër Sirisë, se nëse përdorin armë kimike, atëherë ato do të detyrohen të rishqyrtojnë qasjen e tyre ndaj konfliktit.

Paralajmërimi erdhi pas një telefonate midis kryemistrit David Cameron dhe presidentit Barack Obama.

Kryeministri gjithashtu foli edhe me presidentin francez Hollande. Të tre diskutuan për të forcuar mbështetjen për forcat opozitare në Siri.

Me herët dje mediat kineze e akuzuan presidentin Obama se po e përdor si justifikim armët kimike për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri.

Një zëdhënës i Downing Street tha se situata e rëndë që vazhdon në Siri ishte fokusi i bisedave telefonike mes liderëve. “Kryeministri Cameron dhe presidenti Obama ranë dakort se përdorimi i armëve kimike ishte totalisht i papranueshëm dhe se do t`i detyronte ato rishqyrtojnë qasjen e tyre të deritansihme”, – tha zëdhënësi.

Komentet e presidentit Obama bënë jehonë të madhe në fillim të javës kur ai deklaroi se përdorimi i armëve kimike do të nënkuptonte kalimin e vijës së kuqe, dhe ndryshimin e kursit të konfliktiti në Siri.

Dy liderët sëbashku me presidentin francez Hollande diskutuan se si mund të lidhinin kontakte për të mbështetur forcat opozitare dhe se si mund të ndihmonin në krijimin e një qeverie tranzicioni pas rënies se pashmangshme të Bashar al-Assad.

Të dy liderët bën thirrje për nëj opozitë të qëndrueshme që të jetë e aftë të duhëheqë drejt tranzicionit dhe të tregojnë unitet dhe koherencë të vërtet. Tre liderët diskutuan gjithashtu gjendjen e refugjatëve sirianë.

Zëdëhnësi tha : ” Kryeministri theksoi nevojën për të punuar me Kombet e Bashkuara dhe se duhte bërë akoma më shumë nga komuniteti ndërkombëtar për dhënien e ndihmave humanitare”. Moria e refugjatëve është një çështje që shqetëson shumë të treja vendet.

Ndërkohë dje televizioni shtetëror kinez bëri me dije se Perëndimi po gërmon thellë në gjetje të pretekstit për të ndërhyrë në Siri ushtarakisht. Komente këto që nuk janë zyrtare të Kinës, por që reflektojnë frikën e kësaj të fundit ndaj një ndërhyrjeje ushtarake.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›