E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet flori dhe argjend kontrabande

Janë sekuestruar 1 kg e 800 gramë flori e 10 kg argjend si dhe ka filluar procedimi penal për 7 persona nën akuzën e tregtimit të mallrave kontrabandë. Policia e Tiranës ka kryer një sërë kontrollesh në njësitë e tregtimit të artikujve të floririt duke sekuestruar të gjithë sasinë e artikujve të floririt që nuk shoqërohet me dokumentacionin përkatës dhe duke proceduar të gjithë personat që do të rezultojnë me shkelje.

Uniformat blu kane vijuar hetimet intensive për zbardhjen e grabitësve të cilët vjedhin qytetarët ku së fundmi është arrestuar A. Zefi, 17 vjec, banues në Mirditë, fshati Limzi, sepse me rreth orës 12.00, në Bulevaredi “Gjergj Fishta”, pranë gjykatës Tiranë i ka vjedhur çantën e dorës me shumën prej 2700 lekë dhe një telefon celular Nokia një shtetase. Nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor edhe disa vjedhjeve të tjera me këtë tendencë në periudha dhe kohë të ndryshme në Tiranë. në flagrancë është arrestuar edhe Bashkim Hoxha, 24 vjec, banues në Tiranë pasi ky i fundit ka bërë kallzim të rremë duke deklaruar se dy persona të armatosur me armë dhe me maska i kanë marrë një sasi prej 270 000 lekësh. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka bërë kallëzim të rremë pasi shumën e parave e i ka marrë vetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›