BSH-UNICEF Ky eshte spitali mik i femijeve
Organizata Boterore e Shendetesise dhe UNICEF kane certifikuar dje maternitetin e Durresit si nje Spital Mik te Femijeve. Certifikata ne fjale eshte nje nisme e perbashket e UNICEF dhe OBSH-se per sensibilizimin e nenave qe foshnjat te ushqehen me qumeshtin e gjirit te pakten 6 muaj pas lindjes. Duke vleresuar rendesine e kesaj iniciative ku perfitues jane nenat dhe femijet zevendesministri i Shendetesise Albert Gajo tha se kjo ide eshte lancuar 6 vite me pare dhe aktualisht materniteti i Durresit e gezon te drejten e certifikimit pasi ka plotesuar 10 hapat standarde. Ne ceremonine e certifikimit te maternitetit ne Durres te pranishem ishin perfaqesues i UNICEF-it ne Shqiperi Robert Carr dhe perfaqesuesi i OBSH-se Anshu Banjerje.