Gjykata e Durresit i kthen ish-Vollgen pronarit
Duket se ka marre fund odiseja e qindra proceseve gjyqesore per pronesine e ish-hotel Vollges ne Durres. Dikur hoteli me luksozi ne kete qytet dhe jo vetem prej 20 vitesh ishte kthyer ne rrenoje dhe prishte krejt imazhin e qytet-portit me te madh te vendit aq me teper te shetitores se tij bregdetare. Por disa dite me pare shteti vendosi te zbatonte ligjin dhe vendimin e gjykates duke i dhene pronen personit qe e kishte blere dhe pervetesuar me vendim gjykate te formes prere. Por zbatimi i vendimit te gjykates ka hasur ne perpjekjet e dy vellezerve qe nje arab i kishte caktuar ne rolin e menaxherit pasi ata pretendonin se ishin te ligjshem ata dhe jo vendimi i gjykates. Nje i biresuar kater vjet pas vdekjes se prinderve kthehet ne pronar te hotelit Iliria. Keshtu deklaroi dje avokati i familjes Zakova qe pretendon se eshte ajo pronare reale e ish-hotelit Vollga per te cilin u perplasen te marten me punonjesit e policise. Nje dite pasi Permbarimi kreu nje aksion per ti kthyer pronen shtetasit Zamir Hasa qe ka fituar te drejten e pronesise me vendim gjykate avokati Roland Samarxhi tregon arsyet e reagimit te familjes Zakova. Sipas tij Dokumentet e biresimit te Zamir Hases nga prinderit jane bere ne gjykaten e Selanikut Greqi kater vjet pas vdekjes se prinderve. Sipas avokatit pronari arab i cili e ka blere 16 vjet me pare eshte njohur me situaten e krijuar ne Durres dhe u eshte drejtuar dyerve te gjyqesorit per te gjetur te drejten e tij. Lidhur me kete ceshtje sheiku arab i eshte drejtuar me nje leter kreut te shtetit Bamir Topit per ta vene ne dijeni - pohon avokati sipas te cilit Hasa ka manipuluar dokumentet duke u paraqitur si djale i biresuar i prinderve Agim Sula dhe Alie Fortuzi ne nje kohe qe nuk ka asnje lidhje farefisnore me ta. Pese dite me pare zyra e Permbarimit zbatoi ligjin dhe vuri ne zbatim vendimin e Gjykates se Apelit e cila njeh si pronar Zamir Hasen. Veprimi i permbaruesve u shoqerua me forca speciale ne bashkepunim me policine. Duke deklaruar se me nje vendim gjykate ambientet i kalonin pronarit te ri ata u perplasen me personat qe administrojne objektin vellezerit Zakova. Bashke me 4 familje te pastreha familja Zakova u detyrua nga shteti te dilte nga ndertesa pasi gjykata e kishte vendosur kete me vendim te formes se prere. Nga familja Zakova u pohua se ajo eshte menaxherja e hotelit i cili ne regjistrat e Hipotekes rezulton se eshte ne pronesi te Saudit Brother udhehequr nga Abdyl Azizi sheik arab i cili e ka blere hotelin me 30 shtator te vitit 1994 per nje shume prej 800 mije dollaresh. Forca policie midis tyre edhe forca speciale te mberritura nga Tirana u kane kerkuar menaxhereve te saj te lirojne te gjitha ambientet sepse godina trekateshe me siperfaqe prej 3.428 m2 katror i ka kaluar pronarit me nje vendim te Gjykates se Apelit. Vellezerit Zakova dhe familjare te tyre u perleshen me policine per disa minuta ndersa uniformat blu nxirrnin nga objekti nje pjese te materialeve. Perballe kesaj situate dy vellezerit Zakova u shoqeruan ne komisariat. Kundershtimet mes paleve kane arritur deri ne ate pike sa menaxheret e hotelit kane deklaruar se e gjithe situata po shkon drejt hakmarrjeve dhe armeve ne qofte se nuk do te vere dore shteti qe kjo prone te mos tjetersohet nga te tjere ketu do te kercase arma dhe gjaku. Dokumenti origjinal i pronesise i perket sheikut arab ndersa pronaret e rinj kane falsifikuar dokumentet origjinale te pronesise - thone menaxheret e hotelit. Por tashme nje vendim i Gjykates se Apelit ka bere pronar nje shtetas tjeter i cili ne dy shkallet e para ka fituar pronesine e saj. Strukturat e shtetit bazuar ne vendimin e gjykates kane kerkuar boshatisjen e objektit per kalimin ne pronesi te pronarit te ri Zamir Hasa nga qyteti i Elbasanit. Ky i fundit pretendon se e ka blere objektin nga shteti qe para vitit 1994. Qe prej vitit 2003 kjo ceshtje kishte mbetur dyerve te gjykatave por vetem nje muaj me pare Gjykata e Apelit i ka dhene te drejte Zamir Hases. Hoteli Vollga eshte ndertuar ne vitet 30 nga italianet. Pas clirimit kaloi ne emer te shtetit duke u perdorur si rezidence. Nisur nga viti 1994 kjo godine u shfrytezua nga qiraxhinj katet e para per biznes ndersa ato me lart per banim. Abdyl Azizi nje sheik arab sipas menaxhereve te hotelit e ka blere ate me 30 shtator te vitit 1994 per nje shume prej 800 mije dollaresh amerikane. Menjehere me ardhjen e pluralizmit qytetarja durrsake Alie Fortuzi ka marre ne zoterim pronen e konfiskuar nga regjimi komunist te cilen bashke me te shoqin Agim Sula ia shiti sheikut. Prej asaj kohe bashkeshortet emigruan jashte vendit. Zamir Hasa pretendon se e ka privatizuar pronen para vitit 94 kohe kur deklarohet se e ka blere edhe arabi Azizi. Prej 7 vjetesh qe nga viti 2003 kete ceshtje ai e ka ndjekur me gjykate derisa Apeli vendosi nje muaj me pare te njihte pronesine e tij mbi objektin ne sheshin Taulantia ne Durres.