E Diel, 1 Nëntor 2026

BSH Ulen dergesat e emigrantevePritet te ulen dhe investimet

Shqiperia po perballet me nje renie te fluksit te valutes qe vjen nga jashte keto jane te dhenat e fundit te publikuar nga Banka e Shqiperise. Sipas BSH-se ka nje renie te investimeve te huaja dhe dergesave te emigranteve qe jane edhe dy nga burimet kryesore te valutes qe futet ne vend.

Renia pritet te shoqerohet me nje ngadalesim te metejshem te konsumit dhe investimet private ne vendin tone. Sipas statistikave te publikuara ne raportin e politikes monetare te ardhurat nga emigrantet arriten ne fund te tremujorit te trete te 2011-es ne 132.6 milione euro duke shenuar nje renie prej 56.6 milione euro kundrejt tremujorit te meparshem dhe nje ulje me 25 milione euro kundrejt te njejtes periudhe te nje viti me pare.

Banka e Shqiperise konstaton se ne fund te tremujorit te trete te 2011-es fluksi i investimeve te huaja neto arriti ne 166.4 milione euro ose 55. 1 milione euro me pak se tremujori i meparshem. Ndersa kundrejt te njejtes periudhe te nje viti me pare konstatohet nje renie me 61 milione euro. ah/shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›