BSH nuk ndryshon normen e interesit

Edhe pse po flitej per nje ulje te mundshme te normes, Banka ka vendosur te tregohet e kujdesshme duke vazhduar te njejten politike.
Keshilli Mbikeqyres gjithashtu ka analizuar ne mbledhjen e tij edhe gjendjen e sistemit bankar vendas gjate tremujorit te trete te vitit 2008.
Sipas raportit, sistemi bankar vendas vazhdon te shenoje rezultate te kenaqshme financiare, ku per tremujorin e trete te vitit asetet jane rritur me 50.06 miliarde leke, ose 6.2 perqind. Rritje ka shenuar edhe kredia e dhene per ekonomine.
Sipas te dhenave, gjate tremujorit te trete te vitit 2008 kredia u rrit me rreth 30.8 miliarde leke, ose me 8.9 perqind krahasuar me tremujorin e dyte.
Ndersa kredite e keqija kane shenuar nje ulje gjate ketij tremujori duke arritur ne 4.1 perqind nga 4.3 perqind qe ishin tremujorin e dyte.