E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shoqëria civile të monitorojë korrupsionin

Qeveria Berisha do ti besoj monitorimin dhe luftës anti korrupsion Shoqërive civile. Kreu i ekzekutivit shqiptar ka pranuar se korrupsioni vazhdon të jetë shqetësues. Berisha ka kërkuar një bashkëpunim sa më të gjërë. 

TIRANE- Qeveria miraton marrëveshjen e grantit, ndërmjet saj dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për objektivin strategjik në luftën kundër korrupsionit. Kryeministri Berisha e konsideroi me rëndësi të jashtëzakonshme fazën e dyte të këtij programi, ku vendoset “One Stop Shop” për licencat dhe lejet e mbetura. Marrëveshja gjithashtu angazhon gjendjen civile në luftën kundër korrupsionit.
Në fjalën e tij në mbledhjen e radhës të qeverisë kryeministri Berisha u shpreh se ”korrupsioni është një “Ajsberg”, ne po merremi me fushën publike, nuk mund të spostohemi prej saj, por dimensionet e tij janë në të gjithë sektorët”.
Më tej ai shtoi se lufta ndaj korrupsionit duhet të universalizohet “shteti duhet të monitorohet për luftën kundër korrupsionit dhe për këtë gjë nuk ka monitorë më të mirë se sa media dhe shoqëria civile. Duhet të mendojmë për universalizimin e kësaj lufte, duke e çuar atë edhe në fshat. Ka nevojë për monitorim kudo”, tha kryeministri Berisha.
Duke vlerësuar se lufta kundër korrupsionit është një beteje që duhet vazhduar, kryeministri Berisha vlerësoi projektin si të një rëndësie të jashtëzakonshme për të patur sërish rezultate pozitive. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›