Tirane, zjarr ne varrezen e makinave

Nje zjarr i rene ne nje varreze makinash ne ish-parkun e vjeter ne kryeqytet ka shkaktuar panik tek banoret, por per fat te mire nuk ka shkaktuar te lenduar.
Zjarrfikesit kane mberritur ne vendngjarje, ndersa eshte dashur kohe qe zjarri te shuhet per shkak te shtellungave te medha me tym qe krijonin idene e nje zjarri te fuqishem.
Zjarri ka rene ne nje grumbull automjetesh te vjetra, qe mbaheshin ne park. Policia ka dy pista per te zbardhur renien e zjarrit, njera eshte aksidentalisht, kurse tjetra ben fjale per zjarr te qellimshem, pasi dyshohet qe automjeteve te vjetra u eshte vene flaka per te hapur vend.
Banoret jane shfaqur te alarmuar derisa zjarrefikesit kane vene situaten nen kontroll.