E Enjte, 5 Nëntor 2026

BULLGARI – Konfiskohet një sasi rekord heroine në portin e Burgasit

SOFJE, 12 gusht /ATSH-DPA/ – Oficerët doganorë në portin bullgar të Burgasit në Detin e Zi kanë sekuestruar një rekord 436 kilogramë heroinë, thanë zyrtarët.

”Transporti, i vlerësuar në rreth 36 milionë euro (39 milionë dollarë), u gjet brenda katër rulave për vendosjen e kabllove”, sipas zyrës kryesore doganore të Sofjes.

Pajisjet u transportuan me rrugë detare në një kontejner kamioni nga Batumi në Gjeorgji.

Sipas dokumentacionit, ai u dërgua nga republika e Azisë Qendrore e Kirgistanit dhe ishte nisur për në Aleksandropolis në Greqi.

”Droga e gjetur është sasia më e madhe e heroinës e kapur ndonjëherë në Burgas, theksoi shërbimi doganor bullgar./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›