E Enjte, 5 Nëntor 2026

METEO – BM regjistron ditën më të nxehtë të vitit

LONDER, 12 korrik /ATSH-DPA/ – Britania e Madhe ka përjetuar ditën e saj më të nxehtë të vitit deri më tani, pasi në Kembrixh u regjistrua një temperaturë prej 34,8 gradësh Celsius.

Temperaturat e larta shkaktuan vdekjen e një djali dyvjeçar në Wolverhampton të dielën pasdite.

”Met Office” postoi në rrjetet sociale se e sotmja ishte dita më e nxehtë e 2024 deri më tani, me 34,8 C të regjistruar në Kembrixh.

Ky është paraprakisht vetëm viti i 11-të që nga viti 1961 që janë regjistruar temperatura kaq të larta./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›