BULLGARI – Të paktën dy të vdekur nga rrëzimi i avionit ushtarak para festimeve të NATO-s

SOFJE, 13 shtator /ATSH-DPA/ – Një avion stërvitor ushtarak u rrëzua në Bullgari, duke vrarë të dy pilotët, tha të premten ministri i Mbrojtjes Atanas Zapryanov.
Avioni L-39 ZA, i projektuar fillimisht në ish-Çekosllovaki, po përdorej për të praktikuar një shfaqje ajrore të planifikuar për këtë të shtunë, kur u rrëzua pranë bazës ajrore Graf Ignatievo në Bullgarinë jugore.
Veprimtaria, e cila duhej të festonte 20 vjetorin e anëtarësimit të Bullgarisë në NATO, u anulua.
Presidenti Rumen Radev, një ish-pilot luftarak dhe shef i Forcave Ajrore, ishte bashkë-pilot në një fluturim demonstrues të një luftani amerikan F-16 përpara rrëzimit.
Shkaku i aksidentit po hetohet.
Shteti i ish-Bllokut Lindor ka qenë anëtar i NATO-s që nga viti 2004. Ndërsa më parë ishte i armatosur dhe i furnizuar kryesisht me pajisje të prodhimit sovjetik, forcat e armatosura të Bullgarisë po pajisen gjithnjë e më shumë me ekuivalentët perëndimor. /os/