E Diel, 1 Nëntor 2026

BURREL/ Bronzi deshmoreve u heqin emrat

BURREL - Deshmoreve te Matit u kane vjedhur gjate neteve te fundit germat e emrave te tyre. Burime te sigurta informacioni saktesojne se persona ende te paidentifikuar kane vjedhur gjate nates germat prej bronzi duke shemtuar keq emrat e te reneve ne lufte. Mirembajtja e varrezave te deshmoreve ashtu si ajo e varrezave publike i eshte besuar nje firme private mirepo fondet nuk mjaftojne per te caktuar roje gjate nates. Varrezat pastrohen cdo dite nga mbetjet e ndryshme mirepo per familjet e deshmoreve nuk eshte vene dore prej vitesh sepse pllakat prej mermeri jane copetuar ka rreshqitje te tokes ne lindje te varrezave dhe djegia e mbetjeve te qytetit fare afer varrezave krijon probleme serioze. h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›