E Shtunë, 31 Tetor 2026

BUSH-PUTINIT: "Mos kini frike nga hyrja e Ukraines ne NATO"

Rusia nuk duhet te kete "frike" nga afrimi i Ukraines me NATO-n, deklaroi Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, gjate nje konference shtypi dje ne Kiev me homologun e tij ukrainas, Viktor Jutchenko. "Ju nuk duhet te keni frike nga kjo, z.Putin", deklaroi Presidenti amerikan, duke permendur ate cka i kishte thene vete Presidenti rus gjate nje "bisede te koheve te fundit". Bush e informonte ne kete bisede lidhur me mbeshtetjen e Uashingtonit ndaj nje afrimi te Kievit me NATO-n. Ukraina, ashtu si Gjeorgjia, eshte angazhuar aktualisht ne nje "dialog te intensifikuar" me Aleancen per pranimin e saj. Dy vendet kerkojne te kalojne ne stadin e metejshem qe eshte Plani i Veprimit me qellim pranimin ne NATO (MAP, sipas akronimit anglisht) qe do t'i bente dy vendet kandidate zyrtare per hyrje ne NATO.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›