E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha hap driten jeshile per prodhuesit kineze te xhamit

Fibrat kineze te xhamit se shpejti do te prodhohen dhe ne Shqiperi, pas percaktimit te te gjitha detajeve ligjore. Kryeministri Sali Berisha priti dje ne nje takim, Yuqiang Zhang, president i grupit kinez "Jushi", me i madhi ne bote per prodhimin e fibrave te xhamit, beri te ditur zyra e shtypit prane Kryeministrise. Zhang informoi Kryeministrin Berisha se vendimi i grupit "Jushi", per te shtrire investimet ne Evrope, finalizoi Shqiperine si vendin me te pershtatshem per kete qellim. "Vizitat paraprake te perfaqesuesve te grupit perforcuan kete vendim dhe tashme ne duam te fillojme investimet. Zgjedhja e territorit perfundon fazen pergatitore dhe sipas parashikimeve, ky investim mund te perfundoje ne fund te vitit. Fabrika do te kete si kapacitet fillestar prodhimin e 8 milione tone fibrash xhami, me vlere investimi rreth 5 milione euro", deklaroi Zhang, duke theksuar se pas fazes se pare do te vazhdoje rritja e kapacitetit dhe investimeve. Presidenti i firmes kineze te prodhimit te fibrave te xhamit u shpreh se ishte i impresionuar nga intensiteti i zhvillimit ekonomik te Shqiperise dhe njekohesisht i gezuar qe investimi i pare i ketij grupi ne Evrope po behet ne Shqiperi. Ai tha se eshte i sigurt se ky do te jete nje investim pararoje per te terhequr edhe investime te tjera ne te ardhmen. Sipas tij, grupi "Jushi" do te sjelle shume shpejt projekte te tjera investimi ne sektorin e minierave dhe ne ndertim. Kryeministri Berisha e pergezoi Zhang per vendimin per te investuar ne Shqiperi dhe siguroi mbeshtetjen e plote te qeverise per ta kthyer kete ne nje rast suksesi. "Qeveria dhe administrata shqiptare do t'i pergjigjen me zhdervjelltesi kerkesave te Grupit 'Jushi' si investitor", tha Kryeministri Berisha, per te cilin nje investim i tille, perpos te tjerave do te rriste dhe numrin e te punesuarve, duke zgjidhur hap pas hapi ceshtjen e papunesise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›