“Disa djemë nuk mund të jenë burra”

Edhe njëherë tjetër, çifti më i përfolur i viteve të fundit po përbënë lajm në mbarë botën e show bizzit. Kësaj here është Rihanna ajo e cila e quan të papjekur Chris Brown-in.
Pasi e kishte quajtur atë ‘budalla’ dje, Rihanna vazhdoi sot me postime duke e quajtur atë ‘djalosh’ dhe jo burrë. Besohet se e gjithë kjo po ndodhë për faktin që Chris po vazhdon të takohet me ish të dashurën, Karrueche Tran.
“Djelmoshat do të jenë djelmosha!! Sepse ata nuk mund të jenë burra”, shkroi ajo. Më parë ajo pati postuar një fotografi, ku thuhet, “Më duhet të ndaloj së pyeturi ‘se sa budalla mund të jesh’.Mendoj se njerëzit këtë po e shohin si sfidë”.
Tash e sa muaj, Rihanna dhe Chris publikojnë fotografi, shkrime e të tilla gjëra për të nxitur thashetheme herë se janë bashkë, e herën tjetër se janë ndarë. /Indeksonline/