Babai burgos vajzën në banjo për 10 vjet (FOTO)
Një vajzë e re nga Palestina, e cila ka qëndruar e burgosur për 10 vite në banjon e saj, e burgosur nga babai dhe njerka, është liruar nga forcat e sigurisë. Baraa Melhem, 20 vjeç, thotë se tani ka nisur jeta e saj. Ajo thotë se e kanë rrahur, e kanë ushqyer keq dhe e nxirrnin vetëm në mesnatë nëpër shtëpi për të bërë punët. Asaj i ishte dhënë një batanije, një radio dhe një brisk rroje, për ta inkurajuar që të vriste veten.
Nuk e urrej babain. Por urrej atë që më bëri. Nuk e kuptoj pse e bëri, thotë ajo.
Melhem u burgos për herë të parë në banjo kur ishte 10 vjeç, pasi ishte larguar nga shtëpia. Policia e riktheu dhe babai e detyroi të firmoste një deklaratë ku thuhej se ajo nuk pranonte të shkonte në shkollë.
Tani ajo jeton me mamanë e saj, e cila ishte divorcuar nga i ati kur Melhem ishte 4 vjeç.
Melhem thotë se radioja e ka ndihmuar shumë. Ajo dëgjonte çdo emision dhe u emocionua shumë kur mësoi se ishte shenja e Luanit, pasi tregonte se kishte personalitet të fortë.
Kishte ëndërruar të arratisej, por i ati i tha se do e përdhunonte derisa të mbetej shtatzënë. Në një rast tjetër i tha se do e vriste dhe do u thoshte njerëzve që e vrava për nder.
Punonjësja sociale tha se Melhem rinte në një banjo të vogël. Kur doli jashtë mbeti e befasuar nga drita e diellit. A është kjo drita e diellit që po shoh, tha ajo. Më pas kërkoi karamele, të cilat i kishin munguar shumë që kur ishte e vogël.


