E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai denoncon zhdukjen e vajzës 15 vjeçare

RRËSHEN- Një prind ka denoncuar në polici zhdukjen e vajzës së tij 15 vjeçare, e cila që prej orës 14.00 të ditës së djeshme (e hënë) nuk ka shkuar në shtëpi. Vajza V.M nga fshati Tarazh i Bashkisë së Rrëshenit është nxënëse në shkollën e mesme. Policia ka shkuar në banesën e saj për të pyetur prindërit denoncues për rrethanat që kanë çuar në zhdukjen e adoleshentes. Policia vendore po punon për gjetjen e vendit ku mund të ketë ikur vajza, për të pyetur nëse ka patur një rrëmbim apo ikje me dëshirë të saj në shtëpinë e një të riu në një fshat të Laçit.

Nuk është rasti i parë, kur vajza të mitura zhduken nga shtëpitë e tyre pa pëlqimin e prindërve, duke u kthyer në një ankth për ta, ndërsa këta të fundit detyrohen të denoncojnë zhdukjen e tyre, dhe policia të zbulojë shkaqet e vërteta.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›