E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthimi vdekjeprurës në gurore, shoqërohet pronari i firmës

LEZHE - Policia e Lezhës arrestoi sot dy persona të dyshuar si shkaktarë të ngjarjes që ndodhi dje në mbrëmje në fshatin Gocaj të komunës së Balldrenit, ku gjatë një shpërthimi në guroren e këtij fshati gjeti vdekjen roja i fabrikës së çimentos që është duke u ndërtuar aty pranë si dhe u plagos një person tjetër. Burime zyrtare të policisë së qarkut të Lezhës thanë se "Ferdinad Ujka, 42 vjeç, banues në Lezhë, pronar i firmës "Vulkano Konstruksion" sh.p.k, që administron guroren dhe Tonin Çupi, 49 vjeç, banues në Tale, punëtor në gurore, u shoqëruan fill pas ngjarjes së ndodhur dje në mbrëmje, ndërsa sot ndaj tyre u mor masa e arrestit".


Shpërthim në një gurore në Balldre, një i vdekur, një i plagosur

dt. 20 korrik

KURBIN- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak më parë në gurore në fshatin Balldre të Lezhës, pranë Fabrikës së Çimentos. Nga hspërthimi i dortë, gjatë procesit të punës në këtë gurore ka mbetur i vdekur roja i fabrikës së çimentos dhe është plagosur rëndë roja tjetër, të cilat kanë qenë në shërbim në atë moment. Sipas të dhënave paraprake mësohet se viktimë është shtetasi Zef Simoni, 58-vjeç, ndërkohë që i plagosuri rëndë 55-vjeçari Pal Gjini. policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shoqërimin e pronarit të gurores. Ndërkohë që ekspertët janë duke hetuar për të përcaktuar qartë rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Gjithnjë sipas të dhënave paraprake mësohet se rojet janë dëmtuar si pasojë e rënies së gurëve, por pritet ekspertiza për të dhënë versionin e saktë rreth ngjarjes.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›