E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia: Punonjësit e Bashkisë, mblidhnin plehra për t'i hedhur para Kryeministrisë

UPDATE - Policia e Tiranes, ne linje telefonike ka deklaruar se 10 punonjesit e Bashkise qe jane ndaluar mbremjen e sotme, kane kundershtuar forcat e policise, kur keto u kane kerkuar te mos vijonin te mblidhnin mbeturina.
Sipas zedhenesit te policise se Tiranes, 'policia eshte njoftuar ne rruge operative qe plehrat e mbledhura do perdoreshin per ti hedhur para kryeministrise ne protesten e neserme te opozites dhe per kete arsye punonjesve bashkiake u eshte kerkuar te mos mbledhin plehra. Ne kushtet e kundershtimit te policise, ata jane ndaluar, - tha zedhenesi.


10 punonjës të Pastrim Gjelbërimit të Tiranës, punonjës të Bashkisë së kryeqytetit, janë arrestuar pak më parë nga policia e rendit.
Situata skandaloze është ende e paqartë, por ajo që dihet me siguri është që punonjësit e Bashkisë kanë qenë duke punuar në orët e vona në një lulishte afër qendrës së Tiranës, dhe janë marrë me furgon policie.
Disa dëshmitarë dhe burime të Bashkisë konfirmojnë lajmin, por nuk dinë të thonë asnjë motiv apo rrethanë. Disa deputetë të PS janë nisur drejt policisë së Tiranës.

VIJON



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›