KLD i përgjigjet letrës së gjyqtares Balili
KLD i eshte pergjigjur sot nje letre te hapur te gjyqtares Marsela Balili. Ne nje deklarate per media, KLD thote:
'..Këshilli i Lartë i Drejtësisë, bën me dije për opinionin publik se vendimi i marrë prej tij në mbledhjen e datës 2 Dhjetor 2009, për dhënien e autorizimit për fillimin e procedimit penal ndaj gjyqtares së shkallës së parë për krime të rënda Marsela Balili, është bërë në respektim maksimal të ligjit organik për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor.
Sipas nenit 29 të këtij ligji, Këshilli i Lartë i Drejtësisë është organi që autorizon procedimin penal ndaj një gjyqtari mbi kërkesën e prokurorisë, dhe vendimmarrja realizohet nga ky Këshill pa një procedurë paraprake të dëgjimit të gjyqtarit, e lidhur kjo, me vetë natyrën diskrete të kërkesës për autorizim të procedimit penal dhe urgjencën e shqyrtimit të saj.
Pavarësisht nga mosparashikimi i shprehur në ligj për procedurën e njohjes paraprakisht nga gjyqtari, si dhe praktika e deritanishme e Këshillit, ku asnjëherë më parë gjyqtarët nuk janë venë në dijeni për kërkesën e organit të akuzës, gjyqtarja Marsela Balili është njoftuar për tu paraqitur në Këshill në ora 11:00 të datës 02.12.2009, përpara shqyrtimit të kërkesës nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Ndaj këtij komunikimi, gjyqtarja Balili është përgjigjur shprehimisht se 'në këtë orë dhe datë kam gjyq'.
Në kushtet e dhënies së autorizimit për procedim penal, pezullimi nga detyra i gjyqtares është pasojë direkte e ligjit dhe i është komunikuar menjëherë kryetarit të gjykatës së shkallës së parë për krime të rënda me shkresën nr.2420 e datës 02.12.2009, me qëllim ndërprerjen e ushtrimit të funksionit nga gjyqtarja.
Me qëllimin e vetëm për të mos shkaktuar asnjë shtyrje apo vonesë në kohë të proceseve gjyqësore ku gjyqtarja Balili ka qënë në trup gjykues, KLD, menjëherë pas pezullimit të saj nga detyra, ka marrë masa për të deleguar gjyqtarë në dy çështje gjyqësore, përkatësisht:
Në çështjen me të pandehur Emiliano Shullazi, Ervin Ferhati; çështje në të cilën janë deleguar gjyqtarët e gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë Petrit Çomo dhe Bujar Krasniqi
Në çështjen me të pandehur Arben Boriçi, Ilir Stergu etj; çështje në të cilën është deleguar gjyqtari i gjykatës së rrethit gjyqësor Albert Meça.
Kjo procedurë, e zakonshme për veprimtarinë e Këshillit, është përmbushur në respektim të plotë të kritereve për delegimin e gjyqtarëve, sipas vendimit respektiv të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të garantuar vazhdimësinë dhe normalitetin e këtyre gjykimeve.
Ky vendim i marrë me unanimitet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka të bëjë specifikisht me aktet e një materiali procedimor të lidhur me emrin e gjyqtares Marsela Balili, i cili referon në veprën penale të parashikuar nga neni 319/a i K. Penal 'Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë'. Ky material procedimor, në atribut të organit të ndjekjes penale dhe konkretisht të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Durrës është kërkuar të hetohet dhe është vlerësuar nga KLD të lejohet të hetohet.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vëren se në një shtet demokratik, politika penale e gjyqësorit nuk përjashton as vetë gjyqtarët dhe në koherencë me të, politika e proceseve vendimmarrëse duhet të mundësojë parimin kushtetues se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit...' - perfundon deklarata e KLD
Me poshte eshte letra e znj.Balili botuar sot ne Shekulli:
Letër e hapur drejtuar:
- Z.Bamir Topi, President i Republikes, Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise
- Keshillit te Larte te Drejtesise
Jam vene ne dijeni se me date 02.12.2009 ora 11: 00 duhet te paraqitesha ne KDL per te m'u komunikuar nje vendim. Meqenese ne kete ore zhvillohej nje gjykim ku do te deshmonte i penduari Adriatik Coli, kam vijuar punen. Ne oren 12:30 me paraqitet serish shkrese nga KLD ku vihesha ne dijeni se isha pezulluar nga detyra dhe ishte hequr imuniteti im si gjyqtare. Pra ne te dy rastet vendimi ishte marre dhe vetem po me komunikohej.
Meqenese nuk me dhate mundesine te paraqitesha perpara KLD - se per shkak te menyres urgjente te veprimit, po JU drejtohem publikisht se duke mos e njohur ende vendimin e KLD - se edhe tani qe po shkruaj, eshte vepruar ne kundershtim te hapur me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise dhe ligjet e rrjedhura prej saj. Askush nuk mund te procedohet si per nje ceshtje penale ashtu edhe per nje procedim disiplinor pa u degjuar me pare nga organi procedures dhe ky eshte nje parim i sanksionuar ne Kushtetute (neni 42) dhe ne Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut (neni 6).
Vendimi i KLD -sw wshtw tepwr i nxituar pwr mwnyren se si wshtw vepruar, kur rezulton se qe prej dates 26.11.2009 Prokurorja e Pergjithshme ka njoftuar KLD - ne per materialin procedures. Ky Vendim nuk eshte aspak i shkeputur nga proceset qe gjykoheshin nga ana ime dhe vjen ne nje kohe vendimmarrjesh kyce per eksponente te krimit te organizuar. Mjafton te permend se diten e neserme, date 04.12.2009, pritej te jepej vendim nga trupi gjykues qe une kryesoja ne ceshtjen penale ne ngarkim te te pandehurit Emiljano Shullazi, i hetuar dhe gjykuar per pjesemarrje ne organizate kriminale. Ne menyra te ndryshme eshte tentuar nga aktoret dhe faktoret e kesaj ceshtjeje qe une te shfaqja mendim ne lidhje me pranimin ose jo te kesaj kerkese dhe ne respekt te detyres sime kam pritur daten e gjykimit qe te shfaqja mendim dhe te jepja vendim. Papritur me vendimin e djeshem te KLD - se jam larguar nga dhenia e ketij vendimi vetem dy dite perpara.
Me tej, per shkak te detyres qe kryej, kam shqyrtuar kerkesat e hetimit paraprak te ceshtjes ne ngarkim te Dritan Dajtit, nje eksponent tjeter i botes se krimit, i cili prej 6 vitesh shijonte lirine "ne arrati". Ne dinamiken e hetimit te kesaj ceshtjeje jam informuar nga Prokuroria per Krime te Renda per gjendjen e procedimit. Materialet e sjella ne gjykate, megjithese ne dosje faktohet se jane marre tabulatet telefonike te telefonave ceulare ne perdorim te Dritan Dajtit, jane paraqitur te mangeta. Me date 10.12.2009, Prokuroria do te me informonte perseri si gjyqtare e hetimit paraprak per kete ceshtje, por me Vendimin e KLD - se une perjashtohem nga kryerja e veprimeve te metejshme te dosjes.
Sic jeni ne dijeni, prej me shume se nje viti e gjysme, kam gjykuar dosjen e te pandehurve te akuzuar per vrasje e krime te tjera te renda te kryera ne kuadrin e organizates kriminale ne ceshtjen e ashtuquajtur "Banda e Lushnjes". Ne kete proces jane shqyrtuar pjesa me e madhe e provave dhe jane marre vendime jo pak te rendesishme dhe ne nje kohe qe ekstradohet nga Turqia kreu i kesaj organizate Alfred Shkurti, perjashtohem nga gjykimi i metejshem i ceshtjes.
Duke vazhduar me tej, prej dy vjetesh kam marre pjese si anetare e trupit gjykues ne gjykimin ku akuzohen disa te pandehur per vepren e vrasjes se shumefishte ne procesin e ashtuquajtur "Banda e Cerrikut". Ne kete gjykim jane marre ne shqyrtim prova te nje rendesie vendimtare per ceshtjen dhe me vendimmarrjen e ngutur te KLD - se, une largohem nga pjesemarrja e metejshme ne gjykim.
Pervec ketyre, disa procese me pak te njohura por jo te parendesishme, ku akuzohen te pandehur per trafik nderkombetar droge, ishin drejt vendimit perfundimtar. Ne te njejten mbledhje te KLD - se qe eshte hequr imunitetin im dhe autorizuar fillimi i procedimit penal, eshte bere delegimi i menjehershem i gjyqtareve zevendesues ne ceshtjet e "Bandes se Lushnjes" dhe Emiljano Shullazit, nderkohe qe Keshillit te Larte te Drejtesise i ishte kerkuar qe prej dy javesh te delegonte nje gjyqtar per ceshtjen e Emiljano Shullazit pas doreheqjes se nje prej anetareve te trupit gjykues dhe nuk ishte vepruar.
Meqenese thuhet se une procedohem per te njejten ceshtje qe eshte proceduar edhe bashkeshorti im Aleksander Plepi, ju bej me dije se prokuroria ka kerkuar gjashte here ne gjashte Gjykata te Republikes se Shqiperise burgosjen e bashkeshortit tim. Ne perfundim te veprimeve hetimore te prokurorise e cila ka rreth 10 muaj qe heton mbi ceshtjen e nisur ndaj bashkeshortit tim, ku jane shpalosur fakte tronditese per organin e akuzes, hetohem edhe une si gjyqtare. Te gjitha sa kane ndodhur me familjen time kompromentojne rende luften serioze kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit ne vend.
Ne perfundim, ne respekt te plote te funksionit dhe detyres sime si Gjyqtare qe kam gjykuar prej 5 vjetesh ne Gjykaten e Shkalles se Pare per Krime te Renda, si nje gjykate e krijuar pikerisht per te rritur efikasitetin e goditjes ndaj krimit te organizuar, trafiqeve dhe terrorit, JU kerkoj qe ne lartesine e detyres qe kryeni te konsideroni sa permenda me lart.
Marsela Balili
Gjyqtare / Gjykata e Krimeve te Renda