Babai i Angelinës nuk dinte për operacionin e saj
Të hënën Angelina Jolie u tregua shumë e guximshme pasi bëri të ditur se përmes një operacioni kishte hequr gjinjtë.
Dhe njëri nga personat, i cili mësoi për operacionin përmes internetit si e gjithë bota, ishte edhe babai i aktores Jon Voight.
Voight, që u pajtua me Jolien pas dhjetë vjetësh e lavdëroi shumë bijën e tij por në anën tjetër ishte i befasuar, veçanërisht kur një ditë para se Angelina ta publikonte lajmin, ai e kishte parë atë.
Dashuria dhe admirimi im për vajzën time nuk mund ta tregohet me fjalë, ka thënë aktori për New York Daily News.
E kam parë atë dy ditë më parë me djalin tim Jamie. Ne ishim së bashku për ditëlindjen e tij dhe ajo ishte e pranishme së bashku me Bradin(Pitt). Por unë nuk e dija. As që vërehej tek ajo, shtoi ai.
Mësova për operacionin e saj në mëngjesin e së martës. Isha i befasuar si kushdo tjetër dhe isha i befasuar me mënyrën se si e përballoi këtë. Ajo është një person i jashtëzakonshëm, përfundoi ajo.
Angelina mori vendim që të bëhej operacion pasi mësoi se kishte 87 për qind gjasa që të kishte kancerin,”KN”.
P.K