E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptari në Eurosong i martuar me Malazeze

a11Adrian Lulgjuraj, një nga këngëtarët i cili në këto ditë ndodhet në Malmo të Suedisë, ku së bashku me Bledar Sejkon do ta përfaqësojnë Shqipërinë me këngën Identitet, mësojmë se është i martuar me një vajzë malazeze.

Nuk besojmë se ajo nuk do ta votojë Shqipërinë, por vetë Adriani ka thënë se në këtë festival kanë shumë përgjegjësi, pasi e kujton suksesin e kosovares Rona Nishliu në vitin e kaluar. Shqipëria do të këndojë në natën e dytë gjysmëfinale më 16 maj, ndërsa kënga është realizuar në një studio, në Suedi,thekson “KosovaSot”.  P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›