E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lidershipi i Hitlerit në rolin e komandantit ushtarak

Adolf_Hitler,_Eiffel_Tower,_Paris_23_June_1940Imazhi i Hitlerit si një njeri që ndërhyn në operacionet ushtarake është i fuqishëm dhe insistues. Ai ishte gjithashtu kokëfortë, kishte mosbesim tek gjeneralët e tij dhe u mbështet shumë në instinktet e tij. Geoffrey Megargee shqyrton të metat e Fyhrerit si një udhëheqës ushtarak.

Sa i mirë ishte Hitleri në rolin e komandantit ushtarak? A ishte ai ashtu siç ish-vartësit e tij deklaruan pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, një ngatërrestar amator i cili ndaloi ushtarakët nga kryerja e luftës ashtu siç duhej? Cilat ishin pikat e forta dhe dobësitë e tij, qëllimet dhe metodat e tij? Përgjigjet e këtyre pyetjeve zbulojë një njeri i cili ishte me të vërtetë përgjegjës për rënien e Gjermanisë, edhe pse jo tërësisht deri në atë pikë që pretendojnë gjeneralët e tij.
Hitleri ishte, pikë së pari dhe më kryesorja, i vendosur për të komanduar personalisht. Sipas të ashtuquajturit Lider-parimit (Führerprinzip) të tij, autoriteti përfundimtar qëndronte tek ai dhe zgjerohej në rënie. Në çdo nivel, ishte superiori ai që jepte urdhra, vartësit duhet ti ndiqnin ato në mënyrë të përpiktë. Në praktikë marrëdhëniet komandës ishin më delikate dhe komplekse, sidomos në nivele të ulëta, por Hitleri kishte fjalën e fundit për çdo subjekt në të cilën ai kishte një interes të drejtpërdrejtë, duke përfshirë detaje të operacioneve ushtarake, siç ishte, drejtimi aktual i ushtrive në fushë-betejë.
Për më tepër, me kalimin e kohës ai mori përsipër pozicione që i dhanë kontroll gjithnjë e më të drejtpërdrejtë. Nga lideri (Führer) i shtetit gjerman në vitin 1934, ai u bë komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura në vitin 1938, më tej komandant i përgjithshëm i ushtrisë në vitin 1941. Hitleri donte të ishte Feldherr, kryekomandant, duke ushtruar kontroll të drejtpërdrejtë të ushtrive në vetë të parë, pak a shumë në të njëjtin kuptim që ka udhëhequr Wellington në Waterloo, megjithëse në distancë.

Qendra e Komandës
Gjatë Luftës së Dytë Botërore Hitleri punonte në qendrat e komandës në terren, në kontrast me liderët e tjerë të shteteve, të cilët qëndronin në kryeqytetet e tyre. Ndiqej nga një staf i vogël personal dhe komanda e lartë e ushtrisë lartë gjithashtu mbante qendrat e saj, me një staf shumë më substancial, gjithmonë pranë. Ai bënte përditësime me këshilltarët e tij të lartë ushtarakë, shpesh në shoqërinë e zyrtarëve të partisë dhe vartësve të tjerë, çdo pasdite dhe në fund të çdo natë. Stafi i tij paraqiste informacion mbi statusin dhe veprimet e të gjitha njësive duke zbritur deri tek divizionet ose njësitë më poshtë, si edhe jepte informacione për subjekte të veçanta të tilla si prodhimin e armëve apo specifikimet teknike të armëve të reja.
Çdo pikë e informacionit duhej të ishte e saktë dhe në përputhje me njoftimet e mëparshme, sepse Hitleri kishte një kujtesë të pabesueshme për detaje dhe do të mërzitej në rast se do të kishte mospërputhje. Ai plotësonte informacionin duke u konsultuar me komandantët e tij në terren, dhe në raste shumë të rralla në front, më shpesh me telefon ose me thirrjen e komandantëve në selinë qendrore të tij. Teksa mbledhjet informative vazhdonin, Hitleri thoshte me gojë urdhrat dhe udhëzimet e tij për stafin të cilat do të shkruheshin dhe do të shndërroheshin ne urdhëra me shkrim.

Ka pasur disa problemeve të mëdha me stilin komandës të Hitlerit. Këto probleme vijnë nga personaliteti i tij, thellësia e njohurive të tij, dhe përvoja ushtarake e tij, të cilët përkeqësuan dhe theksuan probleme të mëdha në sistemin e komandës gjermane. Pas luftës, u shfaq fotografia e Hitlerit si një megaloman që refuzoi të dëgjonte ekspertët e tij ushtarake dhe, si pasojë, e humbi luftën për Gjermaninë. Kjo foto u shfaq kryesisht për shkak të përpjekjeve të ish-gjeneralëve e tij, të cilët po mbronin reputacionin e tyre. E vërteta ishte më e komplikuar, madje edhe në qoftë se dështimet e Hitlerit ishin ne zemër të humbjes.

Mosbesimi i Hitlerit tek gjeneralët e tij
Hitleri në të vërtetë kishte mosbesim tek shumica e gjeneralëve të tij – pjesërisht për arsye të fortë. Atij i duhej të kapërcente ndrojtjen në mesin e oficerëve madhorë të tij para luftës – gjatë uzurpimit të Rheinland, për shembull – dhe perceptimi i tij për ta ishte e një grupi të mbi-kujdesshëm vendosi tonin mbi marrëdhëniet e tij me ta.

Sigurisht vendimet e tij operative, veçanërisht në fillim të luftës, ishin nganjëherë po aq të mira, ose edhe më të mira sesa vendimet e gjeneralëve të tij. Pas te gjithave, ai ishte njëri prej dy burrave që konceptuan dhe planifikuan fushatën e Ëehrmacht (ushtrisë gjermane) kundër Francës, e cila pati sukses mahnitës në vitin 1940, dhe për të cilën Hitleri kishte ngulur këmbë fort që Shtabi i Përgjithshëm ta pranonte atë. Me kalimin e kohës Hitleri filloi të besonte se fitoret e Gjermanisë ishin të tijat dhe se shumica e gjeneralëve të tij ishin mendjengushtë, tepër të kujdesshëm dhe të paaftë.

Nga ana e tyre, gjeneralët shprehnin admirimin për aftësitë dhe qëllimet politike të Hitlerit. Ministri i mbrojtjes i tij i viteve 1933-1938, gjeneral Werner von Blomberg, tha se ngritja e Hitlerit në pushtet përfaqësonte një dëshirë të gjerë kombëtare, dhe realizimi përpjekjeve për të cilat po luftohej prej vitesh. Qëndrimi i gjeneralëve në drejtim të udhëheqjes ushtarake të tij, nga ana tjetër, ishte herë pozitive dhe herë negative.

Ata shpesh e njohën talentin e tij – shumë më tepër se ata u përpoqën të pranonin më vonë. Në raste të tjera ata u përpoqën ti rezistonin Hitlerit – edhe pse rrallë herë, me pak efektivitet, dhe nganjëherë më pak të justifikueshme sesa ata pretenduan më vonë. Në çdo rast, Hitleri u rrit gjithnjë e më mosbesues dhe përbuzës ndaj gjeneralëve në grup, pavarësisht besnikërisë së padobësuar që shumica prej tyre shfaqi deri në fund. Që në fillim të vitit 1938 ai u dëgjua të thoshte se çdo gjeneral ishte ose frikacak ose budalla, dhe mendimi i tij u përkeqësua me kalimin e kohës.

Mbështetja tek instinktet
Cilatdo ishin problemet me gjeneralët e tij, nuk kishte asnjë dyshim se Hitleri nuk kishte shumë nga cilësitë e nevojshme për të kontrolluar me sukses të qëndrueshëm çështjet ushtarake. Ka pasur shembuj të liderëve politikë – Churchill ishte një nga ta – të cilët me sukses ndërmjetësuan në detaje të strategjisë ushtarake dhe operacioneve, por Hitleri nuk kishte as përvojë e as personalitet për një rol të tillë. Ai shmangu përpjekje serioze, gjithëpërfshirëse dhe intelektuale dhe ishte kryesisht injorant në çështjet ushtarake dhe të kulturave të huaja. Ai tentoi të refuzojë çdo informacion që nuk përshtatej me paragjykimet e tij (shpesh gjerësisht të pasakta). Në vend të kësaj ai u mbështet në instinktet’ e tij dhe besimin se do të fitojë vullneti për të kapërcyer çdo pengesë.

Pavarësisht talenteve të tij – ose mungesës së tyre, Hitleri çoi praktikën personale të komandës shumë larg. Asnjë udhëheqës ushtarak nuk mund të shpresojë që të arrijë të kuptojë realitetet e situatës në terren nga qindra kilometra larg, por Hitleri besonte se mund të kontrollonte gjithçka, përveç njësive të vogla të frontit. Në fund të vitit 1942, për shembull, gjatë betejës së Stalingradit, ai në fakt kishte një hartë të rrugëve të qytetit të hapur para tij në mënyrë që të ndiqte dyluftimet, pallat më pallat.

Në mënyrë të ngjashme, pranë përfundimit të luftës ai urdhëroi që asnjë njësi nuk mund të lëvizte pa lejen e tij, dhe kërkoi raporte të gjata mbi çdo automjet të blinduar dhe pozicionet e humbura nga forcat e tij. Këto metoda bënë që të kalonin pa u vënë re si mundësitë ashtu edhe rreziqet, që

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›