E Diel, 1 Nëntor 2026

Babai i Beyonce akuzon për shpifje tabloidin ‘The Sun’

Babai i këngëtares Beyonce ka akuzuar për shpifje tabloidin britanik ‘The Sun’. Matthew Knowles thotë se është shkruar një artikull me qëllim të keq i cili keqinterpreton marrëdhëniet e tij me të bijë dhe mbesën.

Artikulli në fjalë është publikuar në datën 24 mars dhe në titull citohej “Ish-menaxheri flet për çarjet familjare për të parën herë” dhe “Mathew Knowles raportohet se ende nuk e ka takuar mbesën Blue Ivy”.

Babai i këngëtares Beyonce ka thënë se asgjë nga ato nuk është e vërtetë dhe de janë vetëm thashetheme ato që flasin për një largim mes tij dhe Beyonce. 

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›