E Diel, 1 Nëntor 2026

El Salvadori njeh Pavarësinë e Kosovës

29-06-2013 / Gazeta 55

Numri i njohjeve tashmë shkon në 101

El Salvadori bëhet shteti i 101 që ka njohur shtetin e Kosovës. Një burim brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme ka konfirmuar se vendi latin tashmë ka marrë vendimin për të njohur Kosovën si shtet sovran e të pavarur. Sipas burimit, MPJ ka marrë konfirmimin nga ambasada e El Salvadorit në OKB, ndërsa njohja formale do të ndodhë ditën e hënë, kur ky shtet të dërgojë notën verbale. Dy ditë më parë ishte qeveria e Egjiptit që mori vendimin për njohjen e Kosovës, duke ia komunikuar atë ministrit të Jashtëm kosovar Enver Hoxhaj. Vendimi u publikua edhe në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme egjiptiane. Njohja nga Egjipti ka një rëndësi të veçantë pasi mund të ndikojë në njohjen e mëtejshme të Kosovës së pavarur nga vende të tjera të Lindjes së Mesme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›