E Diel, 1 Nëntor 2026

Babai i Eduard Snouden merr vizen ruse per ta vizituar

Nuk dihet se në c’vend të Rusisë ndodhet Eduard Snouden në këtë moment, pasi ka marrë lejen e qëndrimit një vjecare nga autoritetet ruse.
Por kudo që të jetë së shpejti babai i tij do të shkojë ta vizitojë. Në një intervistë për një televikzion amerikan Lon Snouden u shpreh se kishte marrë vizën ruse dhe se do i këshillonte të birit disa emra avokatësh ekspertë në lëndën e spiunazhit.
Babai i Snouden është shprehur se ëshët zhgënjyer nga deklaratat e disa liderëve amerikanë në kongresë dhe se do e këshillonte të birin të mos bënte asnjë marrëveshje me autoritetet amerikane.
Gjithashtu Lon Snouden nuk është aspak i bindur nga deklarata e konsideruar sipërfaqësore sipas tij e presidentit Barak Obama për më shumë transparencë në programet e përgjimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›